Superliga rikthehet me duele interesante, derbi Prishtina–Drita në qendër të vëmendjes

HomeFutboll VendiAlbi Mall Superliga

Superliga rikthehet me duele interesante, derbi Prishtina–Drita në qendër të vëmendjes

Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, sot rikthehet futbolli kosovar me xhiron e katërt të Albi Mall Superligës. Katër ndeshje z

Superliga e Kosovës: Llapi dhe Drita ndajnë pikët në Podujevë
FC Ferizaj reagon pas trazirave në ndeshjen ndaj Prishtinës: Plisat sulmuan me armë të ftohta dhe molotov!
Valentin Serebe, sensacioni i Ballkanit: Het-trik dhe start i fuqishëm në Superligë

Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, sot rikthehet futbolli kosovar me xhiron e katërt të Albi Mall Superligës.

Katër ndeshje zhvillohen nga ora 15:00, ndërsa kryendeshja e javës luhet në mbrëmje, nga ora 20:15.

Gjilani, para tifozëve të vet, pret Malishevën dhe synon fitoren e radhës, teksa mysafirët kërkojnë këndelljen pas një fillimi jo të mirë të sezonit.

Gjilani – Malisheva

Ballkani është nikoqir i Drenicës, me të dyja skuadrat që synojnë pikë të vlefshme, ndërkohë që në Klinë zhvillohet dueli interesant mes Dukagjinit dhe Ferizajt. Në Lipjan, Prishtina e Re pret Llapin, ku të dy ekipet kanë nevojë urgjente për fitore.

Megjithatë, vëmendja kryesore i takon kryeqytetit. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Drita përballen në derbin më të madh kosovar. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, me stadiumin e stërmbushur nga adhuruesit e dy skuadrave, teksa të dyja palët synojnë vetëm fitoren.