Superndeshje në Ligën e Parë: Vëllaznimi pret Trepçën ’89, Liria përballet me Feronikelin

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Superndeshje në Ligën e Parë: Vëllaznimi pret Trepçën ’89, Liria përballet me Feronikelin

Xhiroja e shtatë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll vazhdon sot, me disa përballje interesante që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione. Lideri

Hendboll: Vëllaznimi fiton derbin e vjetër ndaj Trepçës në aksionin e fundit, sonte kryendeshja Besa-Kastrioti
Dy përballje të nxehta në Pejë dhe Gjakovë në xhiron e parë të elitës së basketbollit
FFK rikthen Vëllaznimin në Malishevë, shkak VAR-i!

Xhiroja e shtatë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll vazhdon sot, me disa përballje interesante që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione.

Lideri i kampionatit, Vëllaznimi, pas pesë fitoreve dhe një barazimi, pret Trepçën ’89, përcjellë “Kërlaçki”.

Ndeshja do të zhvillohet në Malishevë, pasi klubi gjakovar ende nuk e ka kompletuar infrastrukturën e nevojshme për sistemin VAR në Gjakovë.

Derbi tjetër i ditës luhet në Prizren, ku Liria dhe Feronikeli përballen mes vete në një sfidë direkte të dy skuadrave që kanë synim ngjitjen në Superligë.

Ky duel pritet të jetë një nga më vendimtarët për ecurinë e garës në krye të tabelës.

Në takimet tjera të javës, Trepça është mysafire e Kikës, Besa pret Ramiz Sadikun, ndërsa Suhareka përballet me Prizrenin.

Po ashtu, Dinamo luan ndaj Istogut, Rilindja sfidon 2 Korrikun dhe Vjosa ballafaqohet me KEK-un.

Ndeshjet e kësaj xhiroje zhvillohen nga ora 15:00, një ditë pasi Tefik Çanga mposhti Vushtrrinë me rezultat 2:1 në hapje të javës së shtatë.

Liga e Parë - Java 7

Liga e Parë – Java 7