Sylvinho pas zgjedhjes së Bajramit për Zvicrën: Nuk ndihem fajtor, i uroj fat – e ndihmova që nga Benfica

HomeKombëtaretShqipëria

Sylvinho pas zgjedhjes së Bajramit për Zvicrën: Nuk ndihem fajtor, i uroj fat – e ndihmova që nga Benfica

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e futbollistit Adrian Bajrami për të përfaqësuar Zvicrën në

Ndeshja Serbi – Shqipëri shpallet me rrezik të lartë, FIFA dërgon zyrtarë sigurie në Leskovac – përmendet përballja e vitit 2014
Shqipëria përballë Letonisë: Sylvinho dhe Gjimshiti kërkojnë tre pikët!
Katër debutime për Kombëtaren në sfidën ndaj Gjibraltarit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e futbollistit Adrian Bajrami për të përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtare. Në një deklaratë, përcjellë Telesport, tekniku brazilian tha se e kishte marrë njoftimin zyrtar nëpërmjet Federatës, ndërkohë që fillimisht nuk kishte pasur asnjë sinjal nga klubi i lojtarit.

“I uroj shumë fat Bajramit në karrierën e tij. Zgjodhi Zvicrën dhe na njoftuan zyrtarisht përmes federatës, edhe pse klubi i tij nuk na tha asgjë në fillim”, u shpreh Sylvinho.

Ai shtoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike prej 30 minutash me lojtarin, por nuk dha detaje mbi përmbajtjen. “Ajo mbetet mes meje dhe tij.”

Trajneri theksoi se situata të tilla janë të zakonshme në futbollin ndërkombëtar: “Kjo ndodh kudo në botë. Kam eksperiencë dhe mbaj mend se një situatë e ngjashme ndodhi edhe mes Brazilit dhe Italisë.”

Në përfundim, Sylvinho theksoi se nuk mban asnjë përgjegjësi për largimin e lojtarit: “Nuk ndihem fajtor për vendimin e tij, asnjë shans nuk ka! Përpiqem të bëj maksimumin për të mirën e kombëtares. E mora nga Benfica dhe e ndihmova.”

Adrian Bajrami nuk do të jetë më pjesë e Shqipërisë, zgjedh Zvicrën