Tefik Çanga shënon fitore të madhe ndaj Vushtrrisë

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Tefik Çanga shënon fitore të madhe ndaj Vushtrrisë

Në ndeshjen hapëse të javës së 7-të në Ligën e Parë, skuadra e Tefik Çangës ka treguar karakter dhe efikasitet, duke mposhtur me rezultat 2:1 ekipin e

Java e 9-të e Ligës së Parë: Tefik Çanga rikthehet te fitorja, 2 Korriku te humbja
VIDEO: Vetëm java e tetë dhe kanë filluar reagimet për gjykimet në Ligën e Parë 
Liga e Parë: derbi i madh në Gjakovë, zhvillohen të gjitha duelet e javës së pestë

Në ndeshjen hapëse të javës së 7-të në Ligën e Parë, skuadra e Tefik Çangës ka treguar karakter dhe efikasitet, duke mposhtur me rezultat 2:1 ekipin e Vushtrrisë.

Ndeshja nisi me intensitet të lartë, dhe ishte Vushtrria që mori avantazhin e hershëm. Shurdhiqi shënoi në minutën e 8-të pas një aksioni të ndërtuar mirë, duke e befasuar mbrojtjen vendase.

Pas golit, Tefik Çanga u hodh në sulm duke ushtruar presion, dhe shpërblimi erdhi në minutën e 43-të kur Lone Ditwa barazoi shifrat me një goditje precize.

Fraksioni i dytë solli lojë të balancuar, me raste nga të dyja skuadrat, por portierët ishin në lartësinë e duhur.

Megjithatë, kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Tefik Çanga gjeti golin e fitores në minutën e 90’+5.

Përsëri ishte Lone Ditwa protagonisti kryesor, duke u shndërruar në heroin e vendasve me dygolëshin e tij.

Kjo fitore e mban Tefik Çangën lart në klasifikim, duke forcuar pozitën e tyre si një prej skuadrave më të forta të këtij edicioni.

Në anën tjetër, Vushtrria pësoi humbjen e parë sezonale, por mbetet një rival serioz për objektivat e larta.

Vushtrria dënohet me 2,000 euro nga FFK për incidentet në ndeshjen kundër Lirisë