Tifozët e Real Madridit udhëtojnë 6,400 km drejt Kazakistanit 

HomeFutboll Internacional

Tifozët e Real Madridit udhëtojnë 6,400 km drejt Kazakistanit 

Tifozët e Real Madrid-it kanë zbarkuar në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty, për përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës vendase K

Real Madridi reagon pas turpërimit nga Atletico, fiton thellë ndaj Almatyt me “het-trikun” e Mbappe
Mbappe tripletë historike që e vendosi në një linjë me Filippo Inzaghin
City lehtësisht ndaj Napolit, Barcelona fiton me vështirësi, Frankfurt shkatërron Galatasarayn, Sporting dominon Kairatin

Tifozët e Real Madrid-it kanë zbarkuar në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty, për përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës vendase Kairat, duke përballuar një udhëtim prej më shumë se 6,400 kilometrash nga Spanja.

Atmosferë optimiste mes lodhjes dhe ndryshimit të orarit

Pavarësisht lodhjes nga fluturimi shtatëorësh dhe diferencës kohore prej tri orësh, mbështetësit e “Los Blancos” mbërritën në Almaty me buzëqeshje dhe plot entuziazëm.

“Për të qenë i sinqertë, nuk e kam parë ndonjëherë ekipin e Kazakistanit duke luajtur, por sigurisht që do të jetë ndeshje e vështirë”, tha Joaquin Botella, 40 vjeç, për agjencinë AFP.

Një sfidë që vjen pas një disfate të thellë në derbi

Skuadra e Xabi Alonso-s vjen pas një humbjeje të rëndë 5-2 ndaj rivalëve lokalë Atletico Madrid, duke pësuar pesë gola për herë të parë në një derbi që prej vitit 1950.

Real Madrid fitoi ndeshjen e parë në Champions League ndaj Marseille me rezultat 2-1 dhe tani përballet me Kairat, të cilët humbën 4-1 ndaj Sporting Lisbonës në javën e parë.

“Ndeshja e jetës” për Kairat

Për vendasit, përballja ndaj 14-herë kampionëve të Evropës është pa dyshim momenti më i madh në historinë e klubit.

“Me siguri do të japin maksimumin e tyre”, tha Yolanda Castellanos, 54 vjeç, një stjuardesë fluturimi nga Spanja. “Kjo është ndeshja e jetës për ta.”

Ndërsa Francisco Asencio, një kapiten avioni dhe tifoz i Realit, ishte më i sigurt:

“Jam i bindur që do të fitojmë. Vetëm një lojtar i Real Madridit është i jashtëzakonshëm. Kur i sheh në ‘Bernabeu’ çdo të diel, mbetesh pa fjalë nga cilësia që kanë.”

Real Madrid përballet me Kairat të martën, në një ndeshje që shumë e kanë cilësuar si një nga pabarazitë më të mëdha në historinë e Champions League. Por për vendasit, kjo është më shumë se një përballje — është mundësia për të shkruar histori.

Real Madrid fans from China, Rebecca Feng and Alex Lee, pictured at Beijing Daxing International Airport before boarding a flight to Kazakhstan