Tomasson shpalli listën e lojtarëve për ndeshjen me Kosovën

HomeFutboll Vendi

Tomasson shpalli listën e lojtarëve për ndeshjen me Kosovën

Selektori i Suedia, Jon Dahl Tomasson, të mërkurën shpalli listën e lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Sued

Valentin Serebe, sensacioni i Ballkanit: Het-trik dhe start i fuqishëm në Superligë
Plisat e kanë marrë seriozisht! Prishtina fiton me dramë në Malishevë
Peshiç shpërthen pas eliminimit të Serbisë: Lojtarët ishin të papërgatitur, shkonin në kishë në vend të stërvitjes

Selektori i Suedia, Jon Dahl Tomasson, të mërkurën shpalli listën e lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Suedia më 10 tetor e pret Zvicrën në Solna, ndërsa më 13 tetor do të luajë ndaj Kosovës në Goteborg.

Në listë janë dy yjet e Premier League, Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres, si dhe shumë lojtarë të tjerë nga ligat kryesore evropiane.

Në sfidat e fundit, Kosova fitoi 2:0 ndaj Suedisë më 8 shtator në Prishtinë, ndërsa Suedia barazoi 2:2 me Slloveninë më 5 shtator në Lubjanë.

Portieri i parë i Suedisë, Robin Olsen, njoftoi të martën tërheqjen nga përfaqësuesja. Olsen ka regjistruar 97 paraqitje për kombëtaren, duke qenë në portë në ndeshjet ndaj Kosovës dhe Sllovenisë.

Ndërkohë, edhe në këtë listë nuk është ftuar Besfort Zeneli.