Tovërlani: Një barazim ndaj një Rumanie është rezultat i mirë

HomeKombëtaretKosova

Tovërlani: Një barazim ndaj një Rumanie është rezultat i mirë

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka nisur me një barazim pa gola fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027. Dardanët e rinj ndalën Rumaninë në Buk

Kosova U21 nis kualifikimet për Euro 2027, Toverlani: Spanja dhe Rumania janë favoritë, por nuk dorëzohemi
Kosova U21 gati për dy sfidat e radhës në kualifikimet e Euro 2027
Kualifikueset U21: Kosova pret sonte Spanjën, Tovërlani: Nuk jemi këtu për t’u dorëzuar!

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka nisur me një barazim pa gola fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027. Dardanët e rinj ndalën Rumaninë në Bukuresht, duke marrë një pikë të vlefshme në transfertë.

pas ndeshjes, përzgjedhësi Afrim Tovërlani u shpreh:

“E kemi ditur që janë favoritë dhe realisht kam pritur më tepër nga skuadra rumune. Mendoj se kemi pasur mundësi shumë të mira ta fitonim këtë ndeshje, por nga fundi lodhja e bëri të vetën. Mirë një barazim ndaj një Rumanie që ka qenë pjesëmarrëse në Evropian vetëm para dy muajve mendoj se është rezultat i mirë. Falënderoj futbollistët për angazhim maksimal.”

Kosova U21 do të luajë ndeshjen e radhës më 9 shtator kundër Spanjës, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.