Trajneri i Anwil, Kozan: Atmosfera në Poloni do të jetë shumë më e nxehtë

HomeSportet tjeraBasketboll

Trajneri i Anwil, Kozan: Atmosfera në Poloni do të jetë shumë më e nxehtë

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka shkruar histori mbrëmjen e së martës, duke mposhtur Anwil Włocławek me rezultat 80:75 në palestrën e stërmbushur “Sez

Bashkimi shënon fitoren më të madhe në histori të klubit, mposht gjigantin polak Anwil
Bashkimi kompleton skuadrën për titull, stërvitet dy herë në ditë për sfidën ndaj Wloclawek!
Bashkimi, gati për ndeshjen e parë historike në FIBA Europe Cup!

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka shkruar histori mbrëmjen e së martës, duke mposhtur Anwil Włocławek me rezultat 80:75 në palestrën e stërmbushur “Sezai Surroi”.

Triumfi i prizrenasve erdhi në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup, duke i dhënë gjallëri ëndrrës evropiane të klubit portokallezi, përcjellë “Kërlaçki”.

Pas sfidës, trajneri i Anwil-it, Grzegorz Kożan, tha:

“Kemi bërë disa gabime që në fund na kushtuan. Bashkimi ishte më i mirë sonte. Duhet të punojmë për të eliminuar gabimet tona gjatë kësaj jave dhe të fitojmë ndeshjen e kthimit”, u shpreh Kozan për Art Sport.

Ai theksoi rëndësinë e përkrahjes së publikut në Poloni:

“Bashkimi do ta shohë që në Poloni atmosfera do të jetë edhe më e nxehtë. Tifozët tanë do të na ndihmojnë shumë për të kërkuar fitoren”.

Përballja e dytë mes dy skuadrave do të luhet më 1 tetor në Włocławek.

Trajneri i Bashkimit, Jovoviç: Fitore e pabesueshme, por Anwil mbetet favorit për ndeshjen e kthimit