Trepça udhëton në Bullgari – objektivi, kualifikimi në fazën e grupeve

HomeSportet tjeraBasketboll

Trepça udhëton në Bullgari – objektivi, kualifikimi në fazën e grupeve

Skuadra e Trepçës është nisur sot drejt Samokovit të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë për herë të dytë radhazi në Basketball Champions League. Në edic

Adnan Arslanagiç nënshkruan me KB Trepça
Në “Minatorin” e stërmbushur, KB Trepça ka shkatërruar Golden Eagle Yllin
LIVE, Foto: Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Trepçës është nisur sot drejt Samokovit të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë për herë të dytë radhazi në Basketball Champions League.

Në edicionin e kaluar, mitrovicasit arritën deri në gjysmëfinale, ndërsa këtë sezon shkojnë me më shumë përvojë dhe përgatitje, duke synuar një paraqitje dinjitoze dhe kualifikimin në fazën e grupeve.

Kishin mposhtur Keravnosin e Qipros, por pastaj ishin eliminuar nga Nymburk i Çekisë.

Përfaqësues të klubit theksuan se ekipi është i vetëdijshëm për vështirësinë e garës, por edhe për mbështetjen që do ta ketë nga tifozët, të cilët me zërat dhe energjinë e tyre do të jenë një motivim shtesë, edhe pse larg Mitrovicës.

Trepça të hënën nga ora 20:00 takohet me kampionët e Holandës, Den Bosch, ndërda fituesi i këtij takimi ndeshet me çiftin fitues, Rilski (Bullgari) dhe Bakken Bears të Holandës të cilët njihen si favoriti kryesor të turnirit të parë në Bullgari.

Kërlaçki do ta përcjellë nga afër rrugëtimin e Trepçës në Bullgari, duke sjellë informacione dhe raportime të drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes.