Vazhdojnë “dramat” në Serbi: Shqipëria ka në duar fatin e selektorit Stojkoviç

HomeKombëtaretShqipëria

Vazhdojnë “dramat” në Serbi: Shqipëria ka në duar fatin e selektorit Stojkoviç

Ndeshja Serbi–Shqipëri në tetor nuk është një sfidë e zakonshme. Ky duel pritet të përcaktojë shumë për fatin e pankinës serbe. Mediat në Serbi shkru

A do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri pa tifozë? FIFA pritet të japë dënim të rreptë
Zvicra deklason Kosovën me rezultat të thellë 4-0
Kosova U21 nis kualifikimet për Euro 2027, Toverlani: Spanja dhe Rumania janë favoritë, por nuk dorëzohemi

Ndeshja Serbi–Shqipëri në tetor nuk është një sfidë e zakonshme. Ky duel pritet të përcaktojë shumë për fatin e pankinës serbe.

Mediat në Serbi shkruajnë me bindje se e ardhmja e Dragan Stojkoviçit do të varet nga ky takim.

Shqipëria është nën presion të madh për të marrë fitoren, ndërsa Serbia mund të llogarisë edhe barazimin.

Megjithatë, humbja e thellë ndaj Anglisë (0-5) ka rritur ndjeshëm presionin mbi “Piksin”, dhe duket se as barazimi nuk do të mjaftonte për të kënaqur federatën.

Kontrata e tij skadon në nëntor, ndërsa Stojkoviç, i cili prej marsit 2023 është në krye të kombëtares serbe, duket se po e përjeton fundin e aventurës së tij në pankinën e Serbisë.