Vendimi i Federatës Boliviane: Ndeshjet në 4,088m mbi nivelin e detit, kundërshtarët pa frymë në El Alto

HomeFutboll Internacional

Vendimi i Federatës Boliviane: Ndeshjet në 4,088m mbi nivelin e detit, kundërshtarët pa frymë në El Alto

Federata Boliviane e Futbollit ka marrë një vendim strategjik që po shihet si një nga arsyet pse ata vazhdojnë të ëndërrojnë Kupën e Botës 2026. Përf

Hat-trick i Harry Kane i jep fitoren Bayernit ndaj Hoffenheim, bavarezët mbeten në krye të Bundesligës
FIFA gati për revolucionin e penalltive, ndryshim i madh në mënyrën e ekzekutimit
Video: Golat, xhiroja e dytë e Ligës së Kampionëve

Federata Boliviane e Futbollit ka marrë një vendim strategjik që po shihet si një nga arsyet pse ata vazhdojnë të ëndërrojnë Kupën e Botës 2026.

Përfaqësuesja e tyre ka shfrytëzuar në maksimum një faktor të njohur – lartësinë mbidetare.

Në shtatorin e kaluar, Bolivia vendosi të zhvendosë ndeshjet e saj në shtëpi nga stadiumi historik Estadio Hernando Siles, i cili ndodhet në 3,637 metra mbi nivelin e detit, drejt një terreni edhe më ekstrem: Estadio Municipal El Alto, që gjendet në 4,088 metra lartësi.

Ky ndryshim ka bërë që kundërshtarët të vuajnë edhe më shumë kushtet e vështira.

Që nga ky vendim, statistikat flasin vetë. Bolivia është e pamposhtur në gjashtë ndeshje në shtëpi, duke regjistruar katër fitore dhe dy barazime.

Për një skuadër që shpesh ka pasur vështirësi për t’u përballur me rivalët e mëdhenj të Amerikës së Jugut, ky është një progres i ndjeshëm.

Tani, me moralin e lartë dhe një avantazh të qartë që vjen nga terreni, Bolivia e sheh veten ende në garë për një biletë drejt Botërorit.