Max Verstappen i Red Bullit ka shënuar një fitore të merituar në Grand-Prix-n e Bakusë në Azerbajxhan. Me këtë triumf të dielën, ai është rikthyer fu
Max Verstappen i Red Bullit ka shënuar një fitore të merituar në Grand-Prix-n e Bakusë në Azerbajxhan.
Me këtë triumf të dielën, ai është rikthyer fuqishëm në garën për titullin e Formula 1, megjithëse mbetet 69 pikë pas liderit Oscar Piastri, i cili kryeson renditjen.
Piastri përjetoi një përplasje në fillim të garës.
Në kalendarin e Formula 1 mbeten edhe shtatë gara deri në përfundim të sezonit.
George Russell i Mercedes-it përfundoi i dyti, ndërsa Carlos Sainz mori vendin e tretë.
Lando Norris i McLaren-it iu afrua kreut të renditjes së ngasësve, duke marrë 25 pikë nga vendi i shtatë në Azerbajxhan.

