Xhaka: Nëse do të luanim si në pjesën e parë, do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0.

HomeKombëtaretKosova

Xhaka: Nëse do të luanim si në pjesën e parë, do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0.

Xhaka: Pjesa e parë ishte perfekte, por nuk jemi të kënaqur me 45 minutat e dytë Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas fitores së thellë 4-

Suedia mbërrin në Prishtinë, nuk mban stërvitje, e kishte përfunduar në Slloveni
Suedia kërkon reagim pas humbjes ndaj Kosovës
Kapiteni Rrahmani: Nuk arritëm ta fitonim topin e dytë, gjithmonë e fitonin ata – duhet të reagojmë ndaj Suedisë

Xhaka: Pjesa e parë ishte perfekte, por nuk jemi të kënaqur me 45 minutat e dytë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas fitores së thellë 4-0 ndaj Kosovës, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij, por edhe duke theksuar se ekipi duhet të tregojë më shumë konsistencë.

“Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për një kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë”, u shpreh Xhaka.

Mesfushori, shtoi se Zvicra ka potencial për fitore edhe më të thellë.

“Nëse do të luanim si në pjesën e parë, do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0. Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar,” tha ai.

Kapiteni kërkoi më shumë vazhdimësi nga ekipi: “Zhvillimi tani duhet të jetë që të dominojmë për 60, 70 apo 90 minuta, jo vetëm 45. Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta. Por ne donim tri pikë dhe i morëm me komoditet.”