ZYRTARE: Saliba rinovon kontratën me Arsenalin, kërkon të fitojë trofe!

HomeFutboll InternacionalPremierliga

ZYRTARE: Saliba rinovon kontratën me Arsenalin, kërkon të fitojë trofe!

William Saliba ka rinovuar kontratën me Arsenal, siç njoftoi klubi londinez të martën. Mbrojtësi francez do të qëndrojë te “Topçinjtë” deri në verën e

Arsenali shënon fitore të madhe në fund ndaj Newcastle, i afrohet Liverpoolit në dy pikë!
Guardiola thumbon Artetën: Nëse fiton titullin, është falë milionave
Formacionet zyrtare: Athletic Bilbao rikthehet në Champions pas 10 vjetësh, Arsenali kërkon fitoren

William Saliba ka rinovuar kontratën me Arsenal, siç njoftoi klubi londinez të martën. Mbrojtësi francez do të qëndrojë te “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2030.

Saliba konsiderohet një lojtar kyç për skuadrën e Arsenalit.

“Ndjehem si në shtëpi këtu. Kemi një ekip dhe një staf shumë të mirë. Përpiqem të jap gjithçka, dhe tani do të jap edhe më shumë për këtë klub dhe tifozët. Jam 24 vjeç dhe besoj se nuk kam arritur ende kulmin e formës sime. Kam shumë për të përmirësuar dhe shumë për të dhënë skuadrës. E di që trajneri dhe stafi do të më ndihmojnë të bëhem një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe të fitoj trofe,” tha Saliba.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shpreh i lumtur për vendimin e Salibas për rinovimin.

“William është shumë i dashur nga bashkëlojtarët dhe stafi, çka tregon për karakterin, përkushtimin dhe qëndrimin e tij të përditshëm. Që kur erdhi te ne, ka treguar rritje të madhe dhe ka krijuar një lidhje të fortë me tifozët dhe klubin. E dimë që ai ka ende shumë për të arritur dhe do të punojmë së bashku për t’u përmirësuar, me synimin e qartë për të fituar trofe të mëdhenj,” tha Arteta.

Saliba u transferua te Arsenal në vitin 2019 nga Saint-Etienne për 30 milionë euro.